Tel/Fax: +382 30 455-300; Tel: +382 30 455-334; Viber: +382 67 656 858

info@hotellaguna.me

Plazhi

Hoteli “LAGUNA” posedon edhe plazhin e vet shumë të bukur “Safari”

Plazhi “SAFARI” është plazhi më i rregulluar në tërë brezin e Plazhit të Madh. Është i pajisur me rekuizitet më ekskluzive (çadra, ulëse, shtrirëse) me shenja eko. Për këtë edhe është shpallur si plazhi më i mirë i Rivierës së Ulqinit.  Në kuadër të plazhit punon edhe restoranti ekskluziv “Safari”, ku do t’u presë personeli shumë mikpritës, ndërsa shërbimet e veta restoranti i bën edhe nën çadra, duke plotësuar kështu edhe një kërkesë më tepër të mysafirit. Restoranti “Safari” ju ofron meny të pasur të specialiteteve të detit, të kuzhinës mesdhetare dhe të ushqimeve tradicionale.

Një shkak më shumë për të vizituar plazhin “Safari” është dhe deti i pastër si kristal, sepse ky plazh me vite të tëra në mënyrë kontinuitive është bartës i FLAMURIT TË KALTËR që jepet për ujin më të pastër të detit.