Tel/Fax: +382 30 455-300; Tel: +382 30 455-334; Viber: +382 67 656 858

info@hotellaguna.me

Për ne

Mirë se vini në Hotelin “LAGUNA”, hotel familjar me katër yje, në Shtoj (Plazhi i Madh) në rivierën e Ulqinit, ku me ngrohtësi u pret familja Deliqi me bashkëpunëtorët e vet.

“LAGUNA” është hotel i ri i porsaçelur, i vendosur në pjesën qendrore të Shtojit, vetëm 200 metra nga detit dhe Plazhit të Madh shumë të njohur dhe mahnitës. Hoteli posedon plazhin e vet “Safari” që mban Flamurin e kaltër për pastërti, me rërën e imtë dhe shëruese, e cila me detin dhe ujin e kthjelltë e të kristaltë ofron kushte ideale për larje dhe dëfrim në diell dhe në të gjitha kënaqësitë që ofron deti. Një shkak më tepër për të qenë mysafiri jonë është dhe riviera mahnitëse më e gjerë e Ulqinit, natyra e paprekur, pyjet e pishave, ullishtat dhe vendet përreth, ideale për piknik, deri në liqenin e Shkodrës dhe liqenin e Shasit, lumin Buna dhe bukuritë e tjera natyrore me indikacione eko dhe etno. Në hotelin “LAGUNA” keni në dispozicion 30 dhoma dhe apartamente të rregulluara me stil. Theksojmë se Hoteli “LAGUNA” është hoteli më i ri në rivierën e Ulqinit.

Për të kaluar pushimet Tuaja verore zgjidhni akomodimin me mëngjes ose shërbimet tona të pansionit apo gjysëmpansionit à la carte, sepse Hoteli “LAGUNA” posedon restorantin ekskluziv për mysafirët e vet të cilët dëshirojnë t’i sigurojnë vetes një atmosferë të këndshme, një ambient ekskluziv dhe përzgjedhje të begatë të ushqimit ku ofrohen specialitetet e mrekullueshme të mishit dhe peshkut të përgatitur në mënyrë tradicionale, me theks në kuzhinën mesdhetare, ose edhe të përzgjedhin ushqime të njohura në botë.