Tel/Fax: +382 30 455-300; Tel: +382 30 455-334; Viber: +382 67 656 858

info@hotellaguna.me

Ulqini

Ulqini është një qytet i mrekullueshëm dhe njëri nga qytetet më të vjetra në Adriatik, të cilin e karakterizon një mozaik i tërë i bukurive natyrore. Plazhet mahnitëse, deti Adriatik, liqeni i Shasit dhe lumi Buna të vendosur në një hapësirë të vogël e bëjnë magjik dhe të paharrueshëm. Përveç bukurive natyrore në të mund të gjeni edhe një numër të madh të monumenteve kulturore dhe historike, gjurmët e të cilëve janë që nga lashtësia prej më se tre mijë vjeçare, nga të cilët do të veçojmë Kalanë e Ulqinit dhe lokalitetin arkeologjik – Shasin, pranë liqenit të Shasit.